AktualitetPolitikëTë fundit

“Gjykata i jep PD-në Berishës”; Reagon Alibeaj: Skandal! Do bëjmë kallëzim penal ndaj gjyqtarit

Kryetari i komanduar i PD, Enkelejd Alibeaj ka reaguar pasi Ivi Kaso tha se gjykata e Tiranës ka marrë vendimin që të njohë grupin e rithemelimit si organin drejtues të PD.

Alibeaj e cilësoi si një vendim në nivelet e një skandali dhe theksoi se do të bëjnë kallëzim penal ndaj gjyqtarit Agron Zhukri për shpërdorim detyre. Ndonëse Ivi Kaso tha se mund të ankimohet vetëm nga pala e grupit të rithemelimit, Alibeaj theksoi se do të bëjnë ankim pasi është vendim që prek interesat e tyre.

Për mua është një vendim në nivelet e një skandali. Sic e dini ju, gjyqtari vetë ka deklaruar anësinë e vet në këtë proces gjyqësor. Pavarësisht kësaj, ka marrë në shqyrtim çështjen. Duhet të dini që PD ka bërë ankim për regjistrimin e vendimeve të datës 118 dhjetor,. Ne kemi bërë një ankim për regjistrimin e kuvendit të datës 18 dhjetor, është i fundit që PD ka realizuar, çështja është në Apel me të gjithë dosjen e provat.

Gjyqtari i sotëm nuk ka pasur një dosje. Unë po sqaroj aspektin ligjor dhe faktik. Edhe pa pasur palë. Do të duhet të ishim dhe ne si palë. Janë këta dy elementë që i lind e drejtë për kallëzim penal për shpërdorim detyre dhe në këtë moment e kam autorizuar. Vendimi i sotëm i cili nuk është i zbardhur është ndaj të cilit ne do të ushtrojmë ankim. Një vendim edhe kur zbardhet, edhe kur nuk zbardhet ke të drejtë të paraqesësh ankim. Ju e dini mirë q vendimi merr formë të prerë vetëm kur shqyrtohet në instancë finale. Kjo është situatë, e thjeshtë në aspektin juridik për çdo pikëpyetje që ka.

Ky vendim i sotëm është i ezkekutueshëm apo jo? Kjo është pyetja. Një vendim gjykate bëhet i ekzekutueshëm kur ankimohet dhe Gjykata e Apelit e shqyrton. Për vendimin e Kuvendit të 18 dhjetorit kemi paraqitur ankim për Gjykatën e Apelit. Të presim Apelin. Kur gjykata flet, të tjerët heshtin.

E vërtetë është një gjë, bëmë kërkesë për të gjithë palët dhe po ju sqaroj që nëse është një vendim që prek interesat tona, e drejta e ankimit është e drejtë. Çdokush ka të drejtë të ankimojë, kaq e thjeshtë është.”, tha Aibeaj.

Si do të arrini në bashkim?

Alibeaj:S ot flasim për një çështje juridike, ajo për çfarë ju folët është politike. Bashkimi është një akt politik të cilin kemi bërë hapat tonë, kërkesën tonë, kemi ecur dhe me akte konkrete, Basha është tërhequr, është e logjikshme që dhe nga pala tjetër të bëhet kjo lëvizje për tu bashkuar.

Ne do të presim Gjykatën e Apelit. E vërtetë është një gjë, ne nuk kemi qenë palë në proces, dhe vendimi është nul, e drejta e ankimimit është kushtetuese, ja kaq e thjeshtë.

Do të jap një sqarim të fundit, sot flasim për një çështje juridike, politikisht aktet tona janë shumë të qarta, ne kemi bërë hapat tona për bashkimin, zoti Basha ka bërë hapin e vetë, presim që lëvizja përballë të jetë simetrike.

 

Fraksion.com