DW: Gjermania ndan miliarda euro ndihma
Drejtuesit e koalicionit qeveritar në Gjermani negociuan një paketë lehtësimi për qytetarët për shkak të rritjes së çmimeve të energjisë. Por ajo pritet të hyjë në fuqi rreth qershorit.
Krerët e partive dhe grupeve parlamentare rënë dakord që të ketë lehtësim të mëtejshëm për çmimet e karburantit, gazit dhe energjisë elektrike, të cilat janë rritur sërish shumë si pasojë e luftës në Ukrainë. Por ka pasur dallime në propozime dhe përfytyrime.
Nënkryetari i grupit parlamentar të SPD, Matthias Miersch, konfirmoi marrëveshjen e koalicionit për një paketë masash lehtësimi. Miersch tha në televizion se bëhej fjalë për lehtësimin e “mesit të shoqërisë”, jo vetëm për kostot e trafikut por edhe sa i përket kostove të ngrohjes. Miersch foli për bisedime shumë konstruktive. Ai ishte “i gëzuar dhe i lumtur” që u arrit marrëveshje për paketën e dytë të ndihmave.
Lehtësimet konkrete
Krerët e tri partive në pushtet kanë rënë dakord në fund që qytetarët të marrin një pagesë të njëhershme. Sipas këtij vendimi, familjet “sa më shpejt që është e mundur” duhet të marrin një bonus një herë 100 euro për çdo fëmijë. Pagesa do të bëhet përmes shtesave për fëmijë. Për përfituesit e ndihmave sociale do të ketë edhe një pagesë tjetër prej 100 euro për person të rritur në familje. Të gjithë punonjësit që paguajnë tatime do të përfitojnë një pagesë një herë prej 300 euro. Ndërsa transporti publik në linja të afërta do të kushtojë tre muajt e ardhshëm nëntë euro në muaj.
Ministri i Financave Christian Lindner (FDP) bëri të ditur se do të ketë edhe subvencionim të karburanteve. Çmimi i benzinës do të ulet me 30 cent për litër ndërsa i naftës do të subvencionohet me 14 cent për litër. Edhe kjo masë do të jetë e kufizuar për tre muaj.
Fraksion.com