Life StyleTë fundit

“Djali im Gabriel është i sëmurë”; Drama e balerinit Kledi Kadiu

Kledi Kadiu ka hapur zemrën e tij dhe në Instagram tregon kalvarin e vuajtjeve që po përjeton së bashku me bashkëshorten Charlotte Lazzari. Çifti ka pritur fëmijën e tyre të dytë në gusht të vitit të kaluar. I vogli që quhet Gabriel, ka probleme të rënda që kur ka lindur. Në ditën e 13 të lindjes Gabriel pati temperaturë të lartë dhe konvulsione, një diagnoze mjaft komplekse e quajtur meningo-encefaliti.

Kledi e përkufizoi lajmin e diagnozës, një proces inflamator i sistemit nervor që prek meningjet dhe trurin, “fillimi i një sprove që na ka vënë vërtet në provë”.

Fëmija arriti të mbijetoje dhe “pasi hapi sytë, hap pas hapi dhe me guximin e heroit, përdori të gjitha forcat për të rimarrë atë që i mori kjo ngjarje e paparashikuar”.

Gabriel, shpjegon balerini u kthye në shtëpi pas më shumë se një muaji e gjysmë i shtruar në terapi intensive dhe pas shumë analizave.

Çifti nuk u dorëzuar dhe vazhdoi të luftonte së bashku me vogëlushin.
“Ne kemi nisur një rrugë rehabilitimi të hershme tashme – tha ai – dhe nuk duam të fshihemi pas fjalëve duke u shtirur se gjithçka është e thjeshtë, por besojmë jashtëzakonisht në neuroplastikën, në vullnetin e pakufishëm të luftëtarit tonë të vogël, në qëndrueshmërinë dhe në dashurinë, si stimuli më i mirë për ta kapërcyer këtë. Pikërisht për këtë vendosëm të ndajmë historinë tonë me të tjerët.”

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com