AktualitetBota+Të fundit

Zelensky – NATO-s: Nuk kemi përgjigje të qarta nga ju! Jemi mes perëndimit dhe Rusisë, por ruajmë vlerat europiane

Në një kohë kur NATO po mban samitin, Zelensky tha se s’ka marrë një përgjigje konkrete nga ata.

“Edhe një herë, më 24 shkurt ju drejtova me një kërkesë logjike për të mbyllur qiellin tonë në çfarëdo mënyre që do të mbronte qytetarët tanë nga bombat dhe raketat ruse. Ne nuk kemi dëgjuar një përgjigje të qartë. Ju i shihni pasojat sot: sa njerëz u vranë, sa qytete u shkatërruan”, tha Zelensky.

Ai tha se pavarësisht se nuk janë ne BE, Ukraina mban vlerat Europiane.

“Ekziston një ndjenjë se jemi në një zonë gri mes Rusisë dhe Perëndimit, por ne mbrojmë vlerat që na bashkojnë me ju dhe ne po e bëjmë tash e një muaj. Është muaj i rezistencës heroike, një muaj i vuajtjeve mizore, një muaj i shkatërrimit të një vendi paqësor”, tha Zelensky.

 

Fraksion.com