“Presim sinjalin e parë”; Alibeaj: Çelësi i moralit është mirëkuptimi
Kryetari i komanduar i PD, Enkelejd Alibeaj ka bërë me dije se po presin sinjalin e parë për të ngritur grupin e punës për bashkimin e partisë. Në deklaratën e tij për media pas mbledhjes të kryesisë së PD, Alibeaj tha se emrat do t’i përcaktojë ai ndërsa grupi i punës do të përbëhet nga të gjitha instancat e partisë.
“Besoj që ju e patë vendimin e grupit, që do të doja ta falenderoj për sensin e përgjegjshmërisë. Kjo është një shenjë tjetër e ngritjes së nivelit të përgjegjësisë. Me këtë sens përgjegjësie një nga synimet e kërkuara prej kaq kohës nga demokratët. Bashkimi, bashkimi për të mirën e demokratëve duke lëshuar dhe hequr dorë nga gjuha e urrejtjes si mënyra e vetme për të bashkuar demokratët. Unë besoj që ky është çelësi i moralit, me mirëkuptim dhe të arrijmë këtë që kërkojnë demokratët. Është një hap i mirë për të shkuar drejt bashkimit. Çelësi i moralit është mirëkuptimi, të ecim para dhe të arrijmë këtë gjë që demokratët kërkojnë sot e në vazhdim.
Besoj se qëndrimi i grupit e përcakton gjithçka. Këtu tregohen të gjitha, është një hap i parë drejt negociatës, tentativa të mira për të shkuar drejt bashkimit, një grup pune i përbërë nga të gjitha instancat e partisë, ata të cilët do kenë përgjegjësinë dhe barrën më të madhe.
Është ngarkuar kryetari i komanduar i partisë që do të përcaktojë emrat. Presim sinjalin e parë të kësaj rruge. Besoj që kjo është gjithçka e qartë sa gjithçka është e sqaruar. Është gjithçka e qartë, aq më shumë sot në vendimin e kryesisë, ndaj çdo dilemë dhe masë skepticizmi ka kaluar.”, tha Alibeaj.
Fraksion.com