NATO bën gati 40 mijë ushtarë, Stoltenberg: NATO do mbështesë Ukrainën me armë të mbrohet
Liderët e G7 pas samitit në NATO, në një deklaratë të përbashkët paralajmëruan mbi rrezikun e mundshëm të përdorimit të armëve kimike, biologjike dhe bërthamore në Ukrainë. ata dënuan luftën e zgjedhur të Vladimir Putin dhe agresionin e tij “të pajustifikueshëm, të paprovokuar dhe të paligjshëm” në Ukrainë.
Rusia duhet menjëherë dhe pa vonesë të zbatojë urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për të pezulluar operacionet ushtarake, thanë ata.
Udhëheqësit e G7 gjithashtu i bënë thirrje Bjellorusisë që “të shmangë përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës dhe të përmbahet nga përdorimi i forcave të tyre ushtarake kundër Ukrainës.
Ndërkohë pas takimit, presidenti francez Emanuel Macron i tha medias se ai dhe udhëheqës të tjerë, përfshirë kancelarin gjerman Olaf Scholz, kanë theksuar se bisedimet duhet të vazhdojnë me presidentin rus Vladimir Putin “për të gjetur mënyra dhe mjete për një zgjidhje’ të situatës.
Pika e dytë ku ai u ndal kishte të bënte me energjinë. Ai tha se Evropa “është blerësi më i madh i lëndëve djegëse , sepse ata nuk janë prodhues” dhe se duhet të punohet për “të kontrolluar çmimet” .
Ndërsa kancelari gjerman Olaf Scholz tha se me sanksionet e shtuara Rusia do të marrë një goditje tjetër si dhe lajmëroi se Gjermania dhe vendet fqinje do të japin një ndihmë shtesë për Ukrainën në 37 milionë euro: Të gjithë partneret e G7 kanë përgatitur një paketë efektive sanksionesh. Të gjithë ne zotohemi se ato do të implementohen ne mënyrë rigoroze. Sanksionet e deritanishme kanë qenë efektive dhe po japin impakt. Nëse do të duhet ne do ti shtojmë ato. Ky është një sinjal i fortë dhe i qartë i aksionit tonë të përbashkët.
Ndërsa kryeministri britanik Boris Johnosn tha se G7 & dhe NATo nuk do te qëndrojnë duar kryq ndërsa putin sulmon. Mesazhi për putin është ukraina nuk është vetëm, tha ai. Johnoson gjithashtu tha se po përpiqen në ndërkohë që të ulin varësinë nga Rusia për energjinë . Ai premtoi dërgimin e 6 mijë raketave shtesë dhe një fond prej 25 milion paundësh për forcat e armatosur të Ukrainës.
Fraksion.com