Ministri i Jashtëm i Ukrainës: Pagimi i naftës dhe gazit në rubla do të ishte ‘ndihma e rusëve të vrasin ukrainasit’
Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, ka postuar këtë mëngjes në Twitter duke u kërkuar vendeve të Bashkimit Evropian që të refuzojnë të angazhohen me kërkesën e Presidentit Vladimir Putin që nafta dhe gazi rus duhet të paguhen në rubla.
Ai tha: “Nëse ndonjë vend i BE-së përkulet ndaj kërkesave poshtëruese të Putinit për të paguar naftën dhe gazin në rubla, do të jetë si të ndihmosh Ukrainën me njërën dorë dhe të ndihmosh rusët të vrasin ukrainasit me anën tjetër. Unë u bëj thirrje vendeve përkatëse të bëjnë një zgjedhje të mençur dhe të përgjegjshme.”
If any EU country bows to Putin’s humiliating demands to pay for oil and gas in rubles, it will be like helping Ukraine with one hand and helping Russians kill Ukrainians with the other. I urge relevant countries to make a wise and responsible choice.
— Dmytro Kuleba (@DmytroKuleba) March 24, 2022
Dje në një intervistë për Economist, Kuleba tha “Ajo që pamë në fillim të luftës ishte ngritja e Bashkimit Evropian si një lojtar i fuqishëm që mund të sjellë ndryshim. Ajo që shoh në dhjetë ditët e fundit në Bashkimin Evropian është duke u rikthyer në normalitetin e tij, ku nuk mund të vendosë për veprime të forta dhe të shpejta.”
Fraksion.com