“Mbushni sheshet!”; Zelensky thirrje njerëzve për protesta globale: Mbështesni Ukrainën në emër të lirisë
Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky ka bërë një thirrje për të gjithë njerëzit në mbarë botën që të mbushin sheshet këtë të enjte për të treguar mbështetjen e tyre për Ukrainën.
“Ejani nga zyrat tuaja, shtëpitë tuaja, shkollat dhe universitetet tuaja, ejani në emër të paqes, ejani me simbolet ukrainase për të mbështetur Ukrainën, për të mbështetur lirinë, për të mbështetur jetën”, tha presidenti.
Fjalimi i Zelensky erdhi disa orë përpara samiti të NATO-s që mbahet këtë të enjte në Bruksel, ku vendet perëndimore pritet të bien dakord për dërgimin e përforcimeve në Evropën Qendrore dhe Lindore për të forcuar mbrojtjen e bllokut. Në takim do të marrë pjesë dhe presidenti amerikan Joe Biden.
Në këtë udhëtim në Europë, shkruan BBC, Bideni do duhet të përballet me disa sfida, që do të duhet të bindë aleatët e tij se forcimi i vendosmërisë së NATO-s nuk është një kusht i përkohshëm, por një normalitet i ri.
Bota duhet të përballet me krizën e re të refugjatë, ndërkohë që këtë gjë po e vuan më shumë fqinji i Ukrainës, Polonia. Hapja e kufijve të tij për miliona ukrainas ka vënë në presion të konsiderueshëm vendin dhe, nëse nuk trajtohet si duhet, mund të çojë në trazira sociale dhe paqëndrueshmëri ekonomike.
Fraksion.com