AktualitetPolitikëTë fundit

Grida Duma: Bisedë e thellë pa kushte me një grup që i përfaqëson të gjithë

Deputetja e PD-së, Grida Duma u shpreh këtë të enjte se duhet një bisedë e thellë me një grup që përfaqëson të gjitha palët, për të krijuar normalizim të situatës.

“Nuk mund të ketë kushte paraprake dhe më pas negociatë, rrethanat e reja do prodhojnë bashkim. Bisedë e thellë me një grup që përfaqëson të gjitha ngjyrimet. Mund të jetë kushdo në atë grup, zgjidhje duhet të vijnë pas negociatave, as me kushtëzime as me kundërshtime”, tha Duma.

Lulzim Basha dha dorëheqjen disa ditë më parë nga posti në mbledhjen e zhvilluar me tre strukturat e Partisë Demokratike, ndërsa detyrën e mori nënkryetari Enkelejd Alibeaj.

Nënkryetarja e PD-së, Jorida Tabaku hoqi dorë nga e drejta statutore për t’u propozuar në Këshillin Kombëtar për drejtimin e Partisë.

Të hënën, në mbledhjen me grupin parlamentar dhe kryesinë, Basha tha se ka marrë vendimin të bëjë hap pas duke u tërhequr nga posti por do të vazhdojë të punojë për ringritjen e PD dhe bashkimin e demokratëve, por në asnjë moment nuk e përmendi Berishën.

Demokratët janë shprehur pro negociatave për një bashkim të PD-së së ndarë në dy fronte prej muajsh tashmë.

Pas humbjes së thellë në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit, PD kërkon të rikthehet më e fuqishme kundër qeverisë Rama.

 

Fraksion.com