AktualitetPolitikëTë fundit

Gjykata shqyrton nesër ndryshimin e Statutit, Bardhi: Nëse gjyqtari i ka thënë burgut hapu, mund të…! Ja pse misioni i Bashës në PD nuk ka mbaruar

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi e ka konsideruar një hap drejt zgjidhjes së situatës në PD dorëheqjen e Lulzim Bashës nga drejtimi i PD.

I ftuar në Frontline në News24, Bardhi ka kërkuar një hap pas edhe nga Berisha, e të mos mbetemi peng i të shkuarës.

Sipas tij misioni i Bashës në PD nuk ka marrë fund pasi ai ka ende kontribut për të dhënë por jo si kryetar i saj.

Sa kohë secili prej nesh është në karriget që ka përpara interesin personal duhet të vendosë interesin e atyre që i kanë zgjedhur. Si vendi i dytë i vendi i tretë kanë një rezultat: Demokratët janë në shtëpi dhe janë pa bukë e pa punë. Demokratët duan ta shohin PD në pushtet e jo të ndarë në dy pjesë.

Berisha dhe Basha janë pjesë e problemit që në kemi në PD. Që të gjejmë një zgjidhje do të duam që problema të bëjë një hap pas. Nëse Berisha nuk largohet atëherë interesi i tij personal është më i madh. Ne do të apelojmë për të gjetur arsye tek secili prej kolegëve që të kapërcejnë veten. Ne nuk kemi vendosur kushte. Edhe pala tjetër kërkonte që Basha të mos ulej në tryezë dhe i kërkuan zotit Basha të bënte një hap pas.

Nuk duhet të mendojmë për të shkuarën. Kush mbetet peng i saj nuk do të gjejë të ardhmen e PD. Ne menduam për të ardhmen e PD. E vetmja rrugë është bashkimi.

Gjyqtari nuk ka dosje dhe kanë caktuar një datë pasi ka takuar një përfaqësuar të Berishës. Nesër është e pamundur të shqyrtohet. Ajo çka është bërë është çmenduri. Nëse gjyqtari i ka thënë burgut hapu, mund të bëjë çdo lloj çmendurie. Prandaj me shumë gjasa nuk do të ketë një vendim.

A ka mbaruar misioni Basha në PD?

Nuk e shikoj që misioni i tij të ketë marrë fund. Basha ka një kontribut të jashtëzakonshëm në PD dhe ka për të dhënën akoma. Akti i tij ishte për të ndihmuar PD-në.

A do të rikandidojë?

Ne gjendjen ku është PD, tërheqja e tij duke marrë me vete edhe Berishën është një zgjidhje për PD-në. Akti që ka ndërmarrë ai në situatën e krijuar është zgjidhja më e mirë për PD-në. Du ata falenderoj që ai kapërceu vetveten dhe interesin e tij duke menduar interesin e demokratëve. Jam krenar që kam qenë dhe vazhdoj të jem një prej bashkëpunëtorëve të tij më të afërt. Ai na tregoi se betejën e bërë gjatë gjithë kësaj kohe nuk e kishte bërë për karrigen e kryetarit.

Pak orë pasi Basha ka dhënë dorëheqjen kam thirrur Alibeajn dhe Tabakun. PD nuk mund të qëndrojë asnjë sekondë pa një drejtues. Kam kërkuar gatishmërinë për drejtimin e PD-së nga ana e tyre. Tabaku u shpreh se preferoi mos e merrte këtë përgjegjësi, ndryshe nga Alibeaj, përndryshe partia do të futej në ngërç. Kështu kam bërë një njoftim ku derisa institucionet të shprehen drejtimin e merr Alibeaj. Do të mbledh edhe Këshillin Kombëtar.

 

Fraksion.com