AktualitetNATO/BETë fundit

Boris Johnson: Nuk jam aspak anti-rus, por s’më pëlqen Putini! Nëse përdor armë kimike, ato do të jenë fundi i tij

Gjatë konferencës për shtyp në samitin urgjent të NATO-s, kryeministri britanik, Boris Johnson është pyetur në lidhje me një citim të zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peskov, i cili tha më herët se Boris Johnson ishte pjesëmarrësi më aktiv në garën për të qenë anti-rus.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar këmbënguli duke thënë se ai nuk ishte aspak anti-rus, përkundrazi Johnson tha se ishte dashamirës ndaj popullit rus, por jo ndaj liderit të tyre Vladimir Putin.

“Ne të gjithë pajtohemi se ajo që po bën Putin është krejtësisht katastrofike, pushtimi i tij në Ukrainë është çnjerëzor dhe barbar dhe sjellja e tij në pushtimi po kalon në atë lloj sjelljeje që nuk e kemi parë në kontinentin e Evropës për 80 vjet”, tha Johnson gjatë konferencës.

Përdorimi i armëve kimike nga Rusia në Ukrainë do të shkaktonte një valë tmerri të jashtëzakonshme midis liderëve botërorë, madje do të kishte pasoja katastrofike dhe për vetë Vladimir Putinin. Kryeministri britanik, Boris Johnson tha gjithashtu se denoncimi i Moskës për zbulimin e pretenduar të laboratorëve biologjike në luftën në Ukrainë, ishte një provokim në funksion të Rusisë për përdorimin e armëve kimike.

 

Fraksion.com