Life StyleTë fundit

Beniada flet për jetesën në Tiranë dhe raportin me Einxhel: “Do të takohemi…

Prej disa kohë është diskutuar shumë miqësia mes Einxhelit dhe Beniadës, të cilat ishin shumë të afërta me njëra-tjetrën gjatë rrugëtimit të tyre në “Big Brother VIP”.

Mirëpo, që pas daljes së tyre, vajzat nuk u panë më bashkë dhe nuk postonin foto në rrjete sociale, gjë që nxiti dyshimet se mund të ishtë krisur miqësia mes tyre.

Teksa e bëri të qartë në “Instagram”-in e saj se vajzat thjesht nuk kanë patur kohë për t’u takuar, Beniada e sqaroi edhe një herë se e do po aq shumë por të dyja kanë patur angazhimet e tyre.

Biseda:

Beniada: Nuk e kam akoma numrin e Einxhelit. Enxhi të dua shumë.

Argjira: Edhe Einxheli ka ndërruar telefonin.

Pyetje: Nuk je xheloze ti?

Argjira: Unë jam xheloze për Dagzin. (qesh)

Beniada: Kemi pasur angazhime dhe unë dhe Enxhi. Sa të qetësohemi bashkë, do takohemi.

Pyetje: Kë do merrnit në udhëtimet tuaja?

Beniada: Do merrja Semin, Beatrixën, Donaldin, Enxhin, Dagzin, Ilirin.

Duke folur për jetën e saj në kryeqytet, Nishani tha se tashmë ka marrë edhe një shtëpi të vogël me qera.

“Unë mora një shtëpi në Tiranë. Realiteti është që është një shtëpi me qera 1+1. Se kam blerë akoma, nuk është shtëpi luksoze por duhet pak sakrificë. Nuk më intereson të kem një shtëpi luksoze, por të kem një shtëpi të lezetshme. Shumë veta më shkrujatën ku i ke gjetur lekët, ta dini që po e paguaj me qera.”

 

Fraksion.com