AktualitetBota+Të fundit

SHBA-ja dhe aleatët shpallin sanksione të reja ndaj Rusisë

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre do të shpallin së shpejti një paketë me sanksione shtesë ndaj Rusisë, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

“Masat e reja ndëshkuese do të zbulohen gjatë pjesemarrjes së presidentit të SHBA-së Joe Biden në samitet e NATO-s dhe Bashkimit Evropian në Evropë këtë javë”, tha këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Jake Sullivan.

Sullivan tha gjithashtu se një nga elementët kyç të njoftimit do të jetë ashpërsimi i sanksioneve ekzistuese për ta bërë më të vështirë shmangien e këtyre masave nga ana e Moskës.

 

Fraksion.com