AktualitetBota+Të fundit

“I ngjan ferrit, është mbuluar nga kufomat”; Mariupoli një qytet ‘fantazmë’: Mbi 100 mijë njerëz të bllokuar duke vuajtur nga uria

Njëqind mijë njerëz janë ende të bllokuar në qytetin e rrënuar të Mariupol dhe po përballen me urinë nën bombardimet e vazhdueshme ruse.

I dëshpëruar presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky doli sërish për të bërë thirrje lidhur me situatën e rëndë me të cilën po përballet qytetarët e Mariupolit.

“Mariupol është shndërruar në një ferr të mbuluar me kufoma dhe ndërtesa të shkatërruar”, kjo ëshë një nga dëshmitë e qytetarëve, që kanë arritur të largohen nga qytetit.

Imazhet satelitore të Mariupolit të publikuara nga Maxar (një kompani e teknologjisë hapësinore e specializuar në prodhimin e satelitëve) tregojnë një peizazh të djegur, ndërtesa në zjarr dhe tym.

 

Fraksion.com