Zelensky pritet t’i adresohet samitit të NATO-s më 24 mars
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, do t’i adresohet gjatë kësaj jave samitit të liderëve të NATO-s që do të mbahet në Bruksel, raportoi Interfax Ukraine.
Kjo agjenci e lajmeve ka cituar zëdhënësin e Zelenskyt, Serhiy Nykyforov, të ketë thënë se Ukraina do të “marrë pjesë në mënyrë aktive” në samit, i cili do të mbahet më 24 mars.
“Së paku, ky do të jetë një adresim i presidentit, dhe në më së shumti mund të jetë pjesëmarrje e plotë, natyrisht përmes video-formatit”, tha Nykyforov.
“Formati i pjesëmarrjes do të bëhet i ditur në ditët në vijim”, shtoi ai.
Nykyforov tha se Zelensky do të flas për nevojën e ndaljes së krimeve të luftës së Rusisë kundër civilëve ukrainas dhe infrastrukturës joushtarake.
“Kjo mund të bëhet në disa mënyra – duke mbyllur qiellin, duke i ofruar Ukrainës mbrojtje të fuqishme ajrore dhe aviacion… Ata nuk do të flasin për formate të reja të sigurisë për Ukrainën”, shtoi ai.
Gjatë ditëve të fundit, Zelensky i është adresuar përmes video-lidhjes parlamenteve dhe institucioneve ligjvënëse të shumë shteteve përfshirë të Shteteve të Bashkuara, Kanadasë, Gjermanisë, Izraelit dhe Italisë. Ai po ashtu pritet të mbajë fjalim para Asamblesë Kombëtare të Francës.
Fraksion.com