AktualitetLife StyleTë fundit

Gazetari në mbrojtje të Elsa Lilës: Bëjnë moral ato që ndërrojnë nga 7-8 biznesmenë për një videoklip

Arrestimi i këngëtares Elsa Lila dhe komentet që pasuan lajmin, u trajtuan në emisionin e djeshëm “Rrugëtim me Anilën” të gazetares Anila Çela në News 24.

Gazetari Milaim Zeka tha se sulmet ndaj saj janë të patolerueshme dhe se moral po bëjnë disa personazhe që ndërrojnë nga 7-8 biznesmenë për një videoklip.

Alban Duraj (avokat): Duke qenë se jemi akoma në fazën e hetimeve, pra prokuroria italiane nuk e ka çuar çështjen në gjyq, nuk kemi një vendim gjyqësor të formës së prerë dhe kodi penal sanksionon që përderisa nuk kemi një vendim gjyqësor të formës së prerë, çdo person nën hetim apo çdo person i pandehur, merret i pafajshëm. Sa i përket një opinion personal, patjetër që ndjej keqardhje për shkak të asaj që Elsa ka dhënë për Shqipërinë në momente të vështira, pra na ka bërë krenarë për jetën e saj artistike në Itali, qoftë edhe në Shqipëri. Ne duhet të presim hetimet. Deri tani dyshohet se është përfshirë në një grup kriminal, kemi një urdhër arresti që është dhënë jo në prezencë të saj dhe jemi ende në fazën e hetimeve. Akoma nuk është marrë në cilësinë e të pandehurës. Përderisa nuk ka ende një vendim të formës së prerë nuk duhet të jemi të ashpër, jo vetëm për Elsën, por për këdo që ka kryer një vepër penale. Se çfarë do të ndodhë në qoftë se gjykata do të japë pafajësi për Elsën? Prapë do bëjmë emisione për t’i kërkuar falje.

Flavio Qarri (gazeta): Po pse mo t’i kërkojmë falje Elsës ne, çfarë po i themi?

Alban Duraj: Po diskutojmë që përderisa nuk kemi një vendim të formës së prerë…nga përgjimet nuk është se ka diçka që…mund të ketë edhe keqkuptime. Ajo nuk është financiere, ajo është thjeshtë bashkëpunëtore e kësaj organizate kriminale. Për aq sa kam lexuar unë ka ndihmuar personat që kanë kryer trafikun e lëndëve narkotike. Thjesht ka pozitën e ndihmësit.

 

Milaim Zeka (gazetar): Në rastin konkret po del që Elsa Lila ka qenë llogaritare, nuk del që është marrë me transportin e drogës. Pavarësisht nga të gjitha Elsa Lila si një artiste brilante do të paguajë faturën e asaj që ka bërë. Nuk meriton që ne ti gjuajmë në shpinë.

Rrugetim Me Anilen

Neda Balluku (aktiviste): Në një shoqëri pak më afër ideales media është ajo që presionin ia ushtron insitutiuconeve që kanë përgjegjësinë dhe detyrën për të faktuar akuzat dhe jo të pandehurit publik. Kjo është një gjë shumë interesante për tu bërë dhe që duhet të hapet si debat në mediat tona.

Milaim Zeka: Ekzakt. Këngëtare të njohura të lidhura me bosat e drogës, këngëtare të njohura të sponsorizuara nga bosat e drogës. Po të ishte Shqipëria dhe Kosova një vend normal perëndimor ku ne do mund të merrnim lekë, ne do të flisnim edhe me emër e mbiemër, por ne nuk marrim. Tani u ngritën personazhe të tillë që i ndërrojnë 7-8 biznesmenë për një videoklip 3 minuta dhe ta fyejnë Elsa Lilën është e papranueshme dhe e patolerueshme. Çfarë mund të bëj në rastin konkret? Të paktën shpirtërisht dhe moralisht ta mbështes familjen e saj dhe vajzën e saj. U ngritën atje gazetarucë, njerëz që bëjnë shkrime me pagesë të politikanëve dhe drogaxhinjve të ndryshëm dhe nxorrën në pah vrasjen misterioze të nënës së Elsa Lilës. Ku ishin këta gazetarë nuk kërkuan nga drejtësia shqiptare për të kërkuar zbardhjen e vrasjes së kësaj gruaje ku dihet nga 99% se kush e vrau, me urdhër të kujt e vranë, në cilën rrugë e vranë. Ne i dimë këto gjëra, por kur s’kemi b**th për të folur atëherë duhet të heshtim. Jo të çohemi dhe ti hipim në kurriz një njeriu që na ka nderuar me muzikën e saj.

Flavio Qarri: Dy janë heronjtë e kohës moderne që jetojnë: të gjithë bastardët e drogës qofshin femra apo meshkujt dhe këta kopilat apo ustallarët e korrupsionit që përgjithësisht kanë tendencën të jenë zyrtarë të votuar apo emëruar.

 

Fraksion.com