“Shqipëria ka nevojë për një opozitë të fortë”; BE reagon për dorëheqjen e vonuar të Bashës
Delegeacioni i Bashkimit Europian në Tiranë ka reaguar në lidhje me dorëheqjen e vonuar të lulzim Bashës nga kreu i selisë blu.
Në reagim nënvizohet fakti që Shipqria ka shumë nevojë për një opozitë të fortë, që të kontrollojeë qeverinë dhe t’i kërkojë llogari asaj.
De;egacioni i BE shton se ajo që pritet nga kryetari i ri i PD-së, është të vijojë mbështetjen e rrigës europiane të vendit.
“Ne respektojmë vendimin e Lulzim Bashës për t’u dorëhequr si Kryetar i PD-së. Si çdo demokraci tjetër, Shqipëria ka nevojë për një opozitë të fortë që i kërkon llogari qeverisë dhe e kontrollon atë. Ne presim që lidershipi i ri ta luajë këtë rol vendimtar dhe të vazhdojë të mbështesë integrimin në BE si qëllim themelor të veprimit të tij, duke nxitur reformat dhe duke mbështetur reformën në drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit”, thuhet në reagim.
Fraksion.com