AktualitetPolitikëTë fundit

Reagon Ambasadorja e SHBA-së pas dorëheqjes së Lulzim Bashës

Pas dorëheqjes së Lulzim Bashës, ka reaguar ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim. Kim ka qenë në mbështetje të tij dhe e ka konsideruar lëvizjen e Berishës të pashpresë pasi ajo udhëhiqej nga një njeri non-grata nga DAP.

Deklarata e Kim: “Vendimi i marrë nga Lulzim Basha sot për t’u dorëhequr si Kryetar i Partisë Demokratike meriton respekt. Vënia e interesave të partisë dhe të vendit mbi ato personale është shenjë e udhëheqësisë së vërtetë. Shpresojmë që vendimi do të përcaktojë rrugën që Partia Demokratike të ecë përpara drejt së ardhmes; do të forcojë marrëdhënien e veçantë të Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara; do të përforcojë mbështetjen për reformat dhe përpjekjet e tjera për qëllimin e Shqipërisë për t’iu bashkuar Bashkimit Europian; dhe do të ritheksojë parimet dhe idealet demokratike mbi të cilat u themelua. Një opozitë e fortë që mund të jetë e gatshme për të udhëhequr është thelbësore për demokracinë. Mbështetja e Shteteve të Bashkuara për demokracinë dhe përkushtimi për të luftuar korrupsionin dhe pandëshkueshmërinë mbeten të pandryshuara”, mshkruan Ambasada Amerikane në Tiranë.

 

Fraksion.com