AktualitetTë fundit

Nesër “Dita pa makina”, Veliaj: Rikthejmë harenë e ajrin e pastër në Tiranë

Kryetari i bashkisë së kryeqytetit, Erion Veliaj njoftoi sot se dita e martë, si ditë pushimi zyrtar që është, do të jetë një ditë pa makina në Tiranë.

“E di që fëmijët mezi e presin një dite pa makina, ndaj nesër, e martë 22 mars, si ditë pushimi zyrtar, do rikthejmë sërish harenë e ajrin e pastër në Tiranë, duke ju bashkuar nismës së qeverisë shqiptare për qytetet që kursejnë naftë e tym, e lëvizin shëndetshëm!”, shprehet Veliaj.

Në kuadër të “Ditës pa makina”, bashkia e Tiranës pritet të organizojë një sërë aktivitetesh.

 

Farksion.com