Mediu: Pas 2013 opozita ka përkeqësuar marrëdhëniet me SHBA
Kryetari i PR-së Fatmir Mediu ka folur për aleancën e tij me Partinë Demokratike pas dorëheqjes së Lulzim Bashës.
Mediu ka theksuar se sa më e fortë të jetë PD-ja aq më e fortë është opozita dhe PR-ja si forcë kontributore e kësaj opozite.
Mediu në një intervistë për Çim Peka Live ka bërë një analizë të marrëdhënieve të PD-së me ShBA-në dhe PPE-të duke e quajtur fatkeqësi pasi nuk janë ndërtuar marrëdhënie konsistente për të forcuar të djathtën në Shqipëri.
“Sa më e fortë të jetë PD-ja aq më e fortë është opozita dhe padyshim edhe PR-ja si forcë kontributore e kësaj opozite.
Marrëdhënia nuk ka qënë me liderin e PD-së por me strukturat e saj për 30 vite me PD. Një pjesë edhe pa fjalën dhe mendimin e kryetarit e dimë se ku janë marrëdhëniet me kandidatët e PD-së apo strukturat e saj.
Mendoj që ambasada që përfaqëson ShBA-në në vendin tonë dhe ajo që duhet të bëjmë analizë është se pas 2013 ne nuk kemi realizuar marrëdhënie me to. Biles i kemi përkeqësuar si me reformën në drejtësi, apo vettingun që ka pasur një qëndrim absurd dhe për të vazhduar me qëndrimin skandaloz për djegjen e mandateve.
Për fatin e keq që opozita që nga 2013, jo vetëm me ShBA por edhe me PPE-të nuk ka ndërtuar marrëdhënie konsistente për të forcuar të djathtën në Shqipëri.
Votuam kandidatura të vetingut që ishin të prezatuara nga PS pasi nuk kishim kohë për të prezantuar kandidatët tanë”, tha Mediu.
Fraksion.com