Media pro Kremlinit fshin artikullin për ushtarët e vrarë rusë
Gazeta pro Kremlinit, Komsomolskaya Pravda (KP), ka publikuar një artikull në të cilin e ka cituar Ministrinë ruse të Mbrojtjes që ka thënë se 9,861 ushtarë rusë kanë vdekur gjatë luftës në Ukrainë. Ndërkaq, numri i të plagosurve u tha se ishte 16,153.
Disa minuta më vonë, ky artikull është fshirë nga ueb-faqja e kësaj media. Ndërkaq, redaktori i Komsomolskaya Pravda, i tha BBC-së se ky informacion i postuar në ueb-faqen e këtij mediumi, ishte rezultat i një hakimi dhe tha se gazeta do të publikonte një shpjegim më vonë.
Pas këtij lajmi, këshilltari i Presidencës ukrainase, Mykhaylo Podolyak, tha përmes një postimi në Twitter se “arti i gënjeshtrave ruse më nuk kryen punë”.
“Ministria e Mbrojtjes së Rusisë zyrtarisht u detyrua të pranojë se nuk kanë vdekur 500 persona në Ukrainë, por janë vrarë 9,861”, shkroi ai.
The Russian art of lying no longer helps. The RF Ministry of Defense was officially forced to admit that not 500 people died in 🇺🇦, but … 9861 killed. Disastrous for the RF propaganda. In the real world, there are almost twice as many dead Russians…https://t.co/o1exIbw8Uy
— Михайло Подоляк (@Podolyak_M) March 21, 2022
Ministria e Mbrojtjes së Rusisë më 2 mars ka ofruar të dhënat e vetme për humbjet në luftë, përkatësisht ka pranuar se janë vrarë 498 ushtarë në Ukrainë.
Ndërkaq, Ukraina ka pretenduar se që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt, ka vrarë afër 15,000 ushtarë rusë, ndërkaq inteligjenca perëndimore ka thënë se numri i ushtarëve rusë vlerësohet të jetë 7,000./REL
Fraksion.com