AktualitetPolitikëTë fundit

“Kronikë e një largimi me turp”; Bylykbashi: Basha kishte qëllim shkatërrimin e PD-së

Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi, ka reaguar në lidhje me dorëheqjen e vonuar të Lulzim Bashës.

Në një studio televizive, ai e quajti aktin e sotëm si kronikën e një largimi me turp, pasi Basha u largua pasi ishte braktisur nga votuesit dhe anëtarësi e PD-së.

Ai akuzoi se qendrimi i Bashës pas 9 shtatorit kishte si qëllim shkatërrimin e Partisë Demokratike. Bylykbashi ka paralajmëruar madje se Basha do të ëprpiqet që të krijojë një cikël tjetër për veten.

“Akti i dorëheqjes së Lulzim Bashës do të vlente deri në 11 Dhjetor. Kjo e sotmja është kronika e një largimi me turp. Si iku Basha? I ikën të gjithë. Iku anëtarësia, e votuesve etj. Pra është maskarada e një largimi me turp. Kush e ka njohur nga afër e di që Basha shkon deri në nivelet e marrisë. Ndaj nuk jam i surprizuar nga dorëheqja, por nga veprimet e mëtejshme pas 9 shtatorit kur ishte e dukshme që anëtarësia ishte kundër tij. Dhe qëndrimi dukej i qëllimshëm për të shkatërruar Partinë Demokratike. Edhe pse nuk iku në 25 Prill, na mblodhi dhe na pyeti se si ta quajmë procesin e zgjedhjeve dhe i pëlqeu fjala masakër. Edhe pse nuk ishim në ato kushte. Mesazhi që sot marrin të gjithë shqiptarët është që cikli i tij ishte mbyllur dhe ai do të përpiqet të krijojë cikël tjetër. Por ky mesazh vlen më shumë për anëtarët e Partisë Demokratike”, tha Bylykbashi.

 

Fraksion.com