AktualitetPolitikëTë fundit

Enkelejd Alibeaj zëvëndëson Lulzim Bashën, pritet miratimi i Këshillit Kombëtar

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, ka njoftuar se vendin e Lulzim Bashës, e merr nënkryetari i PD-së, Enkelejd Alibeaj.

Në një njoftim për shtyp, Bardhi thekson se nënkryetarja e PD-së, Jorida Tabku hoqi dorë nga e drejta statutore për t’u propozuar në Këshillin Kombëtar për drejtimin e Partisë. Bardhi njofton se në përputhje me nenit 46 të Statutit, drejtimi i partisë në këtë periudhë tranzitore, deri në vendimmarrjen e institucioneve të partisë, do të behet nga Nënkryetari i Partisë dhe Kryetari i Grupit Parlamentar z. Enkelejed Alibeaj.

Alibeaj do të jetë kryetari i ri i Partisë Demokratike, deri në zgjedhjet e reja.

“Pasi jam njohur me deklaratën e Kryetarit të Partisë z. Lulzim Basha se ka vendosur të hedhë një hap pas duke u dorëhequr nga detyra e kryetarit të PD për të ndihmuar në ringritjen e PD, kam thirrur në një takim urgjent pune për të diskutuar për situatën Nënkryetarët e Partisë znj. Jorida Tabaku dhe z. Enkelejd Alibeaj, si dhe Kryetaren e Këshillit Kombëtar të PD znj. Arta Sakja.

Në mbështetje të Statutit të Partisë dhe për të mos krijuar asnjë vakuum në drejtimin e Partisë në këtë moment të vështirë dhe specifik, kam konsultuar të dy Nënkryetarët me qëllim paraqitjen për zgjedhjen menjëherë nga Këshilli Kombëtar të komandimit të njërit prej tyre për drejtimin e Partisë.

Në takim kam marrë konfirmimin e Nënkryetares znj. Tabaku se heq dorë nga e drejta statutore për t’u propozuar në Këshillin Kombëtar për drejtimin e Partisë. Për pasojë, në përputhje me nenit 46 të Statutit, drejtimi i partisë në këtë periudhë tranzitore, deri në vendimmarrjen e institucioneve të partisë, do të behet nga Nënkryetari i Partisë dhe Kryetari i Grupit Parlamentar z. Enklejed Alibeaj“, njofton Bardhi.

Basha dha dorëheqjen pasditen e sotme, në mbledhjen e zhvilluar me tre strukturat e Partisë Demokratike.

 

Fraksion.com