AktualitetPolitikëTë fundit

Dorëheqja nga posti i kryetarit të PD-së, Genc Pollo: Basha vazhdon të refuzojë parimet demokratike!

Ish-deputeti i PD, Genc Pollo ka reaguar pas dorëheqjes së Lulzim Bashës nga Partia Demokratike.

Gjatë një postimi në rrjetet sociale, Pollo duke iu referuar deklaratës së Bashës i cili tha se do të bëjë ‘një hap pas’ shprehet se janë vazhdim i refuzimit të parimeve demokratike që kemi parë nga viti i shkuar.

“Një lajm i mirë sot për demokratët e për demokracinë do të kishte qenë largimi nga zyra në respekt të rregullave e sidomos në respekt të shumicës në parti dhe në elektorat. Kjo do e unifikonte plotësisht Partinë Demokratike rreth organeve të legjitimuara. Lojrat me “hapa pas” e me dorëheqje me kushte e me trille” janë vazhdim me mjete të tjera i refuzimit të parimeve demokratike që kemi parë nga viti i shkuar. Në këto kushte deputetët demokratë lipset të bashkohen të tërë rreth Partisë Demokratike reale, legjitime dhe elektorale”-shkruan Pollo.

 

Fraksion.com