Rama publikon pamjet që Presidenti Zelensky i shfaqi Kongresit Amerikan
Kryeministri Edi Rama publikoi sot pamjet e Ukrainës para dhe pas luftës, dëshmi tronditëse që iu paraqitën Kongresit Amerikan nga Presidenti Zelensky.
“Mirëmëngjes dhe me pamjet që Presidenti Zelensky i shfaqi Kongresit Amerikan gjatë fjalimit të tij nga fronti i rezistencës, ju uroj një ditë të mbarë”, tha Rama.
Sulmi ndaj Ukrainës është konsideruar gjerësisht nga bota demokratike si sulm ndaj arkitekturës së sigurisë së Evropës.
Fuqitë e Perëndimit kanë marra hapa dramatikë në përpjekje për të ndëshkuar Moskën me sanksione për agresionin e saj.
Ukraina po vijon rezistencën heroike ndaj agresionit rus, ndërkohë që mbi 3 milionë njerëz janë larguar deri tani nga vendi.
Fraksion.com