AktualitetPolitikëTë fundit

Ndryshime në qeveri, lirohet nga detyra zëvendësministri për Evropën dhe Punët e Jashtme

Agron Tare është liruar nga detyra si zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme këtë të premte.

Më vendim të Këshillit të Ministrave, vendimi hyn menjëherë në fuqi.

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave vendosi: Z. Agron Tare, zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në vendimin e firmosur nga kryeministri Rama.

Tare u emërua në këtë detyrë në dhjetor të 2019-tës.

 

Fraksion.com