Kriza energjetike, Rama me përfaqësues të shoqatave të transportit: Nuk do ia dilnit edhe po të rrisnit biletën e autobusit, do të mbrojmë qytetarët
Kryeministri Edi Rama gjatë takimit që zhvilloi me përfaqësuesit e shoqatave të transportit tha se edhe nëse do të kishin rritur çmimin e biletës, nuk do ia kishin dalë të përballonin krizë. Ai theksoi faktin se qeveria ka dhënë fondin prej 5000 milionë lekësh pikërisht për të mbrojtur konsumatorin e thjesht.
“Nuk i prekim taksat e naftës dhe sigurisht i kemi studiuar të gjitha rrugët e mundshme për të adresuar këtë situatë. Duke qenë se më parë kemi marrë një vendim të prerë dhe pa na shkuar në asnjë formë mendja se mund të fillonte edhe një luftë me një nga prodhuesit kryesor të energjisë në botë, gazit në këtë rast, po janë të lidhur bashkë. Se nuk do ta prekim energjinë për familjet dhe bizneset e vogla. Do të mbrojmë ata që përdorin transportin publik. Duke dëgjuar edhe avokatin tuaj, Blendi Gonxhe, nuk dilte hesapi edhe nëse do të bënit rritje të çmimet të biletës që do të ishte e papërballueshme për njerëzit, prapë së prapë kapaciteti juaj për të rezistuar do të ishte i dobët. Ndaj vendosën 500 milionë lekë.”, u shpreh kryeministri.
Fraksion.com