AktualitetPolitikëTë fundit

Xhaçka me të dërguarin e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor: Të caktohet data për konferencën e parë ndërqeveritare

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka, gjatë deklaratës për shtyp me Përfaqësuesin Special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin ka theksuar se BE duhet të tregojë një angazhim të prerë për Rajonin, në një kohë kur kriza në Ukrainë ka krijuar pasiguri për destabilitet. Xhaçka u shpreh se është koha që të caktohet data për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare për Shqipërinë, duke shtuar se po ashtu nevojitet një perspektivë e qartë për Bosnje Hercegovinën dhe Kosovën

“Sot është koha për të vepruar dhe për të shënuar arritje të prekshme nga caktimi i një date për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare dhe në artikulimin e një vizioni të qartë integrimi për çdo vend të Rajonit sidomos në zonat ku ka potencial për konflikt dhe ky potencial në Rajonin tonë edhe para luftës në Ukrainën ka qen ëmë i lartë se në çdo periudhë tjetër këto 20 vite. Liberalizimi i vizave për Kosovën do ishin hapa të mirëpritur. Shqipëria ka ndërmarrë nisma të guximshme rajonale dhe po luan një rol të dorës së parë bashkë me partnerët për Ukrainën. Na duhet angazhimi i prerë i BE dhe i gjithë aleatëve në një kohë kur kriza në Ukrainën ka krijuar kaq shumë pasiguri për destabilizim”, tha Xhaçka.

 

Fraksion.com