AktualitetPolitikëTë fundit

Bylykbashi: Basha me vendimet e tij ka prodhuar hemorragji të rënda në PD

Deputeti i PD-së dhe njëkohësisht anëtari i Grupit të Rithemelimit, Oerd Bylykbashi, zbuloi sot në emisionin Open në Top Channel, se nuk ka pasur negociata të fshehta mes Berishës dhe Bashës.

Bylykbashi tha se Basha po i zvarrit gjërat për të fituar sa më shumë kohë.

“Duhet hequr Basha, ky është problemi i parë, që zgjidhet. Por se kush zgjidhet në krye, kjo bëhet me votë. Nuk jam me Bashën kur thotë se ju premtoj të ardhmen, dhe vjen e ardhmja e na e shtyn dhe 4 viteve. Foltorja e Berishës u mbyll më 11 dhjetor. Ajo që u kuptua është se demokratët që votojnë për PD-në kërkojnë diçka fituese për të ardhmen. Nuk mund të bëjmë transfuzion total të kësaj ngjarje. Basha me vendimet e tij ka prodhuar hemorragji të rënda në PD. Me rëndësi është vota dhe më pas do marrim përgjegjësi për të gjitha vendimet që bëjmë”,  tha ai.

 

Fraksion.com

 

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com