AktualitetPolitikëTë fundit

Alibeaj: PD e vendosur të shtyjë përpara procesin e integrimit

Kreu i grupit parlamentar dhe nënkryetari i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj takoi sot të Ngarkuarin e Posaçëm të Qeverisë Federale gjermane për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Alibeaj siguroi se “PD është e vendosur të shtyjë përpara procesin e integrimit”.

“I interesuar për çështjen e ecurisë së integrimit evropian të Shqipërisë e falënderova dhe e informova atë për qëndrimet e grupit parlamentar të Partisë Demokratike në këtë proces. Vendosmëria dhe mbështetja e PD-së për të shtyrë përpara këtë proces në interes të shqiptarëve do të vazhdojë e palëkundur, pavarësisht mungesës së përpjekjeve nga qeveria”, tha Alibeaj.

Sipas tij, “shpërhapja sistemike e korrupsionit financiar qeveritar i kulmuar në skandalin e impianteve të mbetjeve, korrupsioni politik në shitblerjen e votës në zgjedhje, abuzimi qeveritar me të dhënat personale, shpronësimi dhe dhunimi i banesave të qytetarëve pa asnjë shpërblim, kanë nevojë për më shumë prova reale të një sistemi drejtësie që godet duke zbatuar ligjin njësoj për të gjithë”.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com