AktualitetTë fundit

4000 vepra arti të vjedhura, mbaheshin në një shtëpi në Tiranë

4000 vepra arti janë zbuluar nga Policia e Tiranës të dyshuara si të vjedhura.

Burime bëjnë të ditur se veprat e artit janë zbuluar në një banesë, ndërsa në pranga është vënë 31-vjeçari Artan Koçiu.

Dyshohet se një pjesë e mirë e objekteve i përkasin trashëgimisë kulturore dhe po vazhdon puna për inventarizimin e tyre dhe përcaktimin e atyre që janë pjesë e trashëgimisë kulturore dhe përcaktimin e objekteve se ku janë marrë apo vjedhur.

Dyshohet se këto vepra arti janë të karakterit fetar, të vjedhura në kishat Ortodokse në Shqipëri, Greqi dhe në Maqedoninë e Veriut. Sipas specialistëve të ministrisë së Kulturës janë objektet të vjetra dhe të mirëmbajtura: pjesë ikonostasesh nga objekte të vjetra kulti, objekte etnografike, objekte të artit pamor, objekte kulti liturgjike, libra të vjetër, Kodik, skrivane dhe mobilje të vjetra, EPITAF.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com