AktualitetPolitikëTë fundit

“Në këtë dyqan punon një grua që mban dyert hapur”; Rama: Ne do t’i japim edhe 3 mijë lekë në dorë për…

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Paketa e Rezistencës Sociale i dedikohet atyre që janë më pak të mbrojtur nga rritja e çmimeve.

Në një takim me përfaqësues të biznesit të vogël në Durrës, Rama tha se përveç kompensimit të çmimit të energjisë, qeveria do të kompensojë edhe rritjen e çmimit të transportit publik, ndërsa do t’u japë në dorë 3 mijë lekë për 3 muaj mbi gjysmë milionë personave.

Rama solli shembullin e një biznesi shumë të vogël i cili paguan 2 mijë lekë për faturën e energjisë, ndërkohë që realisht konsumon 5030 lekë.

“Në këtë dyqan punon një grua që mban dyert hapur për t’i shtuar diçka pensionit të saj dhe nuk ka as Mercedes as Audi. Qeveria i paguan asaj direkt 3020 lekë te fatura e energjisë. Nëse merr autobusin ajo nuk do ta ndiejë pjesën e rritur të biletës që ja paguan qeveria. Po ashtu, ne do t’i japim edhe 3 mijë lekë në dorë për çmimin e rritur të ushqimeve të shportës”, tha Rama.

Nga këto masa, sipas tij, përfitojnë mbi gjysmë milionë shqiptarë.

 

Fraksion.com