AktualitetPolitikëTë fundit

Kryeministri Rama: Më vijnë poshtë penxheres, por është të vësh duart në kokë po të shohësh se…

Edi Rama ka komentuar sërish protestën për rritjen e çmimeve para kryeministrisë duke thënë se i njeh të gjithë zërat. Madje kur ka ndonjë të ri që flet, arrin ta kuptojë që është i ri.

Teksa bisedonte me përfaqësues të biznesit të vogël në Durrës për Paketën e Rezistencës Sociale, Rama krahasoi emigrantët që vijnë nga Italia për pushime me protestuesit.

Më vijnë poshtë penxheres dhe të gjithë zërat i njoh. Kur vjen një i ri, them o paska ardhur një i ri. Njësoj si ju me komshinjtë nga Italia që hapni derën dhe i flisni. Ndryshimi është që unë nuk i hap derën. Edhe që po vijnë i ndjej se vjen jehona e bejteve, pastaj e di mirë që do këndojnë hymnin, dikujt i ndez, dikujt jo.

Më e bukura është që disa njerëz janë personazhe që po të shohësh se nga vijnë, është për të vënë duart në kokë por nuk dua të merrem me çfarë bëjnë në jetën e tyre. Por nga vijnë, sa vuajnë për lekë. Mua do më kapin këta? Pse për të më kapur mua është kjo situatë? Kur vihet në lojë siguria jetësore e popujve të Europës sikur po flitet për ndonjë gjë të zakonshme.”, tha rama.

 

Fraksion.com