Arrestohet për trafik droge në Itali këngëtarja Elsa Lila, llogaritare e grupit kriminal, 13 urdhër arreste
Policia italiane shkatërroi një organizatë kriminale për shitjen e drogës të përbërë nga 13 persona, italianë dhe shqiptarë, ndërkohë që 9 urdhër arreste janë ekzekutuar.
Nga mëngjesi i sotëm, hetuesit e skuadrës së lëvizshme të Romës dhe Viterbos po zbatojnë 13 urdhra paraburgimi të kërkuara nga Drejtoria e Rrethit Antimafia të Romës dhe të lëshuara nga gjyqtari hetues i prokurorisë së Romës. Mes 13 të dyshuarve bie në sy emri i Lila Elsës, 40 vjeçe, këngëtare e njohur në Shqipëri, e cila mbante llogaritë e trafikut.
I përfshirë është edhe boksieri Petrit Bardhi, i njohur si “Titty”, i përfshirë tashmë, në korrik 2015, në një operacion të mëparshëm. Bardhi është i ngushtë i Arben Zogut, 40 vjeç, i njohur si ultras i ekipit të Lacios. Zogu i cili njihet me emrin “Riçardino” u dënua me 20 vite burg me akuzën e përfshirjes në trafikun e drogës.
Arben Zogu bashkë me dy shqiptarë të tjerë Orial Kolaj, 30 vjeç dhe Petrit Bardhi, 39 vjeç, u arrestuan gjatë një operacioni të policisë italiane në vitin 2015. Ata ishin pjesë e grupit mafioz “Guarnera”, e përbërë nga një grup i madh qytetarësh shqiptarë, që cilësohen si “boksierët”.
Elementet hetimore të mbledhura nxorën në pah marrëdhëniet e ngushta. Gjatë hetimeve u sekuestruan gjithsej 5 kg kokainë, 125 kg kanabis.
Grupi përdorte disa bare në zonën e Acilia për tu mbledhur dhe për të diskutuar mënyrën e funksionimit të grupit. Ata kishin edhe baza logjistike për ruajtjen e drogës, duke përfshirë një dhomë të madhe bodrumi, e vendosur në zonën e Torrevecchia, e përdorur nga grupi si një “magazinë qendrore”.
Jo vetëm Elsa Lila, artistët e tjerë të njohur shqiptarë që janë arrestuar pasi u kapën me drogë
Elsa Lila u arrestua sot në Itali pasi dyshohet se është pjesë e një grupi që kryente trafikim të lëndëve narkotike, megjithatë ajo nuk është e vetmja artiste e njohur shqiptare e arrestuar për drogë.
Në janar të 1998, aktori i njohur Viktor Zhusti u arrestua në Greqi, ku mediat shkruajtën se ai u kap me 11 kilogramë heroinë. Për këtë vepër aktori u dënuar me 18 vite burg nga Gjykata Greke, por kreu vetëm 4 vite.
Koço Devole u arrestua në Itali më 9 nëntor 2003, pasi në bagazhin e makinës iu gjetën 5 kilogramë kokainë. Ai vuajti dënimin me 8 muaj heqje lirie në burgun e Rimini-it dhe u liruar në qershor të atij viti, pasi u shpall i pafajshëm.
Liliana Kondakçi U arrestua në Selanik për llogari të drejtësisë italiane, e cila kishte dënuar me burg në mungesë këngëtaren shqiptare, nën akuzën e trafikut të lëndëve narkotike. Asokohe, ajo ishte shpallur person në kërkim ndërkombëtar si anëtare e një prej bandave të trafikut të drogës në Itali. Më herët këngëtarja ishte arrestuar në Itali pasi u kap në një stacion treni me 3 kg kokainë në çantën e saj, për të cilën deklaroi se nuk ishte në dijeni dhe se ia kishte dhuruar një fans. Duhet thënë që Liljana Kondakçi ka mohuar gjithmonë akuzat e implikimit dhe ka deklaruar se atë e kanë futur në kurth. Megjithatë artistja e njohur kreu dënimin për trafik kokaine 2 vite e 8 muaj burg në Itali dhe u lirua në Janar të 2013-ës.
Kush është Elsa Lila, këngëtarja që fitoi dy herë rresht festivalin e RTSH dhe përfundoi në prangat e policisë italiane
Elsa Lila është një këngëtare jo pak e njohur, ku mundi të rrëmbejë menjëherë zemrat e shqiptarëve që me daljen e saj të parë në skenë me këngën “Pyes lotin” në vitin 1996, ku rrëmbeu edhe çmimin e parë. Askush nuk e harroi më zërin e mrekullueshëm të Elsa Lilës, ndërsa ajo fitoi sërish çmimin e parë në Festival një vit më pas, me këngën “Larg Urrejtjes”
Këngëtarja më pas u largua drejt Italisë, ku edhe atje vijoi karrierën në muzikë, duke marrë pjesë në Sanremo. Ajo për herë të parë këndoi në Itali në vitin 2003 me këngën Valeria, ndërkohë që në vitin 2007 mori pjesë sërish me këngën “Il senso della vita” (kuptimi i jetës).
Por prej shumë vitesh ajo ishte tërhequr nga muzika, ndërsa në vitin 2010 u bë nënë për herë të parë, duke sjellë në jetë vajzën Evita.
Elsa Lila u përfshi edhe në politikë vite më parë, kur Partia Socialiste asokohe në opozitë hyri në grevën e urisë në Çadrën para Kryeministrisë. Ajo ka pozuar disa herë krah Edi Ramës, i cili në vitin 2013 publikoi foton me këngëtaren duke u përqafuar dhe ku shpjegonte se ajo erdhi nga Italia për të votuar Rilindjen.
Të arrestuar bashkë me Elsa Lilën, “Grupi shqiptar i boksierëve” të përfshirë në grupin e ultrasve të Lazios, nën drejtimin e ‘Diabolik’
Petrit Bardhi është një prej anëtarëve të grupit kriminal të arrestuar sot së bashku me Elsa Lilën, janë shumë të njohur për autoritetet ligjzbatuese italiane. Ai ka qenë pjesë e një grupi, të dënuar nga gjykata e Romës më parë për trafik droge. Grupi i cili kishte mbrojtjen e mafiozit Massimo Carminato, i njohur si “Mbreti i fundit i Romës” , merrej me disa aktivitet kriminale përfshirë gjobëvënie dhe trafik droge. Dënimin më të rëndë e ka marrë Arben Zogu, 40 vjeç, i njohur si ultras i ekipit të Lacios, me grupin e ‘Diabolico’ i cili u vra në një atentat.
Zogu i cili njihet me emrin “Riccardino” u dënua me 20 vite burg. Arben Zogu bashkë me dy shqiptarë të tjerë Orial Kolaj, 30 vjeç dhe Petrit Bardhi, 39 vjeç, u arrestuan gjatë një operacioni të policisë italiane në vitin 2015. Ata ishin pjesë e grupit mafioz “Guarnera”, e përbërë nga një grup i madh qytetarësh shqiptarë, që cilësohen si “boksierët”. Mes banditëve ishte edhe boksieri Orial Kolaj, ‘kampioni italian dhe evropian i peshave të mesme dhe maksimale’. Shqiptarët akuzohen se janë të lidhur me nëndegën e Kamorrës, i njohur si klani i kazalezëve. Shitja e kokainës dhe mbledhja e gjobave ishin aktiviteti kryesor i shqiptarëve. Njeriu kyç, Arben Zogu, që njihej si Rikardino, ose “Ricky”, drejtonte pjesën që kishte lidhje me Shqipërinë. Orial Kolaj, një boksier me origjinë shqiptare, i cili fitoi në vitin 2012 kampionatin italian të peshave të rënda, së bashku me dy bashkatdhetarët, Arben Zogu dhe Petrit Bardhi, ishin autorët e akteve të dhunës dhe frikësimit të të gjobiturve.
Fraksion.com