Ushtria izraelite vret dy palestinezë në Bregun Perëndimor
Si pasojë e zjarrit të hapur nga ushtarët izraelitë në Bregun Perëndimor të pushtuar, 2 palestinezë, mes tyre një fëmijë, humbën jetën dhe 9 të tjerë u plagosën, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ushtarët izraelitë bastisën kampin e refugjatëve “Balata” në lindje të Nablusit dhe kampin e refugjatëve “Kalendiya” në veri të Kudsit Lindor.
Gjatë bastisjeve, shpërthyen përleshjet mes forcave izraelite dhe palestinezëve. Ushtarët izraelitë përdorën plumba të vërtetë dhe plumba gome, si dhe gaz lotsjellës ndaj palestinezëve.
Sipas agjencisë zyrtare palestineze të lajmeve WAFA, forcat izraelite vranë 17-vjeçarin palestinez Nadir Reyyan dhe plagosën 3 persona në kampin e refugjatëve “Balata”.
Menjëherë pas këtij incidenti, thuhet se një tjetër palestinez humbi jetën në kampin e refugjatëve “Kalendiya”, në veri të Kudsit Lindor, nga plumbat e ushtarëve izraelitë.
Në një deklaratë me shkrim të Ministrisë së Shëndetësisë palestineze, thuhet se palestinezi që humbi jetën ishte Ala Shiham, rreth të 20-ave. Në deklaratë thuhet se në të njëjtin incident janë plagosur nga plumbat e vërtetë 6 të rinj palestinezë.
Dëshmitarët okularë njoftuan se ushtarët izraelitë rrethuan një shtëpi në kampin e refugjatëve “Balata” dhe arrestuan një palestinez..
Fraksion.com