Shefi i mbrojtjes i SHBA-së këtë javë në Bruksel, Sllovaki dhe Bullgari
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, do të vizitojë Sllovakinë dhe Bullgarinë këtë javë pas pjesëmarrjes në një takim të ministrave të mbrojtjes të NATO-s në Bruksel, bëri të ditur të hënën Pentagoni.
Austin do të nisë udhëtimin të martën në kryeqytetin belg, ku do të zhvillojë bisedime me aleatët e NATO-s “për të gjitha gjërat që po bëjmë si aleancë për të forcuar dhe mbështetur aftësitë parandaluese në krahun lindor”, tha zëdhënësi John Kirby në një konferencë për shtyp.
Nga Brukseli, Austin do të udhëtojë për në Sllovaki, gjë që u njoftua javën e kaluar.
Kirby zbuloi Bullgarinë si stacionin e tretë të turneut, gjatë të cilit Austin do të takohet me drejtues të lartë civilë dhe ushtarakë.
Vizitat vijnë mes paralajmërimeve se SHBA-ja po eksploron dërgimin e më shumë armëve Ukrainës në mes të luftës së saj me Rusinë.
Bullgaria dhe Sllovakia janë dy vendet e NATO-s që kanë në inventarët e tyre sistemin raketor S-300.
Fraksion.com