Rama: 72 apartamente dhe 35 banesa individuale në Rrëshen
Rrësheni është një nga njësitë administrative model në kuadër të Programit të Rindërtimit.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar foto nga nga lagjja e re në Rrëshen, një prej zonave që u prek nga tërmeti i 26 nëntorit i cili la pa një strehë qindra familje.
Rama thekson se në këtë lagje po ndërtohen 72 apartamente dhe 35 banesa individuale.
“MIRËMËNGJES, dhe me një tjetër lagje që po merr formë me 72 apartamente dhe 35 banesa individuale për të goditurit nga tërmeti në Rrëshen, ju uroj një ditë të mbarë”, u shpreh Rama krahas fotove nga banesat e reja.
Fraksion.com