AktualitetPolitikëTë fundit

Protesta në Tiranë; Borrel: Fatura e energjisë në Spanjë e gjashtëfishuar, rritja e çmimeve nga lufta

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Josep Borrell deklaroi sot se rritja e çmimeve vjen për të gjithë nga lufta.

Gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kryeministrin Rama në Tiranë, Borell theksoi se rritja e çmimeve nuk ka të bëjë vetëm me Shqipërinë, por është pasojë e luftës në Ukrainë.

“Është një varësi e ndërvarur e të gjithëve ne nga Rusia. Rusia po e përdor si armë ndalimin e eksporteve. Kjo çështje nuk ka të bëjë vetëm me Shqipërinë, është pasoje e luftës”, tha Borell.

Ai mori si shembull për rritjen e çmimeve, vendin e tij Spanjën ku një faturë energjie ka arritur në 500 euro.

“Në Spanjë, nga 50 euro që ka qenë më parë, tani ka shkuar 500 Euro. Janë rritur çmimet me të paktën 6 fish. Më shumë se dy euro litri i naftës për makinën që përdor në Bruksel”, tha Borell. Teksa çmimet e energjisë në vende si Spanja janë gjashtëfishuar siç deklaron zyrtari i BE, qytetarët shqiptarë nuk po e ndiejnë rritjen në faturat e tyre sepse qeveria shqiptare ka marrë përsipër të subvencionojë gati 80 % të faturës së tyre. Shqiptarët e paguajnë faturën e energjisë me çmimin 9.5 lekë për kwh njësoj si para krizës”, tha ai.

 

Fraksion.com