AktualitetPolitikëTë fundit

“Paketë qesharake”; Tabaku: Shqipëria e fundit në botë për koston e karbuntit ndaj të ardhurave

Deputetja e PD, Jorida Tabaku e ka konsideruar qesharake paketën e rezistencës sociale që qeveria ndërmori për rritjen e çmimeve. Ajo thotë se paketa nuk plotëson nevojat e qytetarëve, ndërsa protesta kundër rritjes së çmimeve nuk i ka konsideruar turp si kryeministri Rama.

“Raporti çmimi naftës për nje serbator te mbushur në raport me të ardhurat! Vendi me të ardhurat më të ulëta në rajon, ku 40% e të ardhurave shkon për ushqimet dhe ujin, ku 25% shkojnë për karburant.

Prandaj nuk është turp sot protesta për çmimet e naftës, monopolit të saj dhe taksave! Paketa e ofruar është qesharake dhe jashtë nevojave të qytetarëve.

Taksat mbi naftën dhe oligopoli mbi naftën po rrisin çmimet më shumë se sa në çdo vend tjetër! Reagimi qytetarëve është korrekt përballë arrogancës së korruptuarve”, shkruan Tabaku.

Për të shmangur abuzimin me çmimin e naftës, qeveria ngriti Bordin e Hidrokarbureve që do të vendos së bashku me furnitorët e naftës  për të vendosur çmimin tavan sipas reflektimi të saj në bursë.

 

Fraksion.com