“Mercenarë nga Shqipëria luftojnë në Ukrainë”, Rama për akuzat e Rusisë: Pa asnjë bazë! Borrell: Ballkani Perëndimor, fushë-betejë për ndikimet ruse
Në një konferencë të përbashkët me përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Borrell, Rama tha se Shqipëria po ndjek me vëmendje edhe këtë aspekt.
“Për propagandën ruse ne diskutuam dhe një aspekt tjetër, nga ana e Moskës si një prani problematike në këtë konflikt. Akuzat se ‘Shqipëria po furnizon Ukrainën me mercenarë, së bashku me Kosovën’, është një akuzë në radhë të parë pa asnjë bazë. Është e pavërtetë edhe shqetësuese. Megjithatë ne e ndjekim me shumë vëmendje edhe këtë aspekt dhe ndërkohë dua ta falënderoj Borrell për këtë vizitë dhe për gatishmërinë në rast se, unë besoj se nëse gjërat do të vazhdojnë kështu, edhe për 1-2 muaj, BE do të detyrohet të bëjë diçka për të mbështetur vendet në vetëvete, njerëzit. Në rast se do ta bëjë këtë, do të duhet të përfshirë Ballkanin Perëndimor si pjesë të këtij plani. Shtrenjtimi i energjisë, që meqë ra fjala, në Spanjë është sistem i liberalizuar dhe aty shteti i ka të pamundur të ndërhyjë dhe fatura është eksponenciale.
Ndërkohë, Borrell tha se BE është e shqetësuar nga ndikimet pro ruse në Ballkanin Perëndimor.
“Jemi të shqetësuar nga ndërhyrjet dhe influencat e Rusisë në Ballkanin Perëndimor. Keq informimi rus, apo dezinforimi rus, këto janë rritur. E shohim këtë gjë. Shpjegimi që i bëhet luftës, duke thënë se kjo është një mënyrë për të mbrojtur popullin rus…është një mjet që po përdoret dhe duhej prerë ky mjet. Ndaj duhet ta bënim këtë gjë jo vetëm për hapësirën ku jetojmë por dhe për mendjen e njerëzve. Ne duhet të përballemi me influencën ruse, kudo ku ajo ndodhet. Ballkani Perëndimor do të jetë një fushë-betejë periudhë, për të ardhmen, për rrugëtimin e vendeve të BE se cilët rrugë do të ndjekin ata. Kjo rigjallëron një proces që ishte varur më parë në çështje që përpara luftës njerëzore, kësaj vuajtje të miliona vuajtjeve, tashmë nuk është me e rëndësishme sa ka qenë më parë”, tha Borrell.
Fraksion.com