AktualitetBota+Të fundit

Kryeministrat e Polonisë, Çekisë e Sllovenisë shkojnë sot në Kiev

Kryeministrat polakë, çekë dhe sllovenë do të udhëtojnë sot në Kiev si përfaqësues të Këshillit Evropian për të pohuar “mbështetjen e paqartë” të Bashkimit Evropian për Ukrainën. Kjo është bërë e ditur nga qeveria polake në një deklaratë.

Mateusz Moraëiecki, Petr Fiala dhe Janez Jansa “do të shkojnë sot në Kiev si përfaqësues të Këshillit Evropian, për të takuar presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe kryeministrin Denys Chmygal”.

Qëllimi është “të riafirmojmë mbështetjen e qartë të të gjithë Bashkimit Evropian për sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës dhe të paraqesim një paketë të plotë masash në mbështetje të shtetit dhe shoqërisë ukrainase”, thuhet në njoftimin për shtyp të publikuar në faqen e polakëve.

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka dhënë urdhrin për sulm pasi nuk ka marrë garanci nga NATO-ja se nuk do të zgjerohet më drejt lindjes.

Gjatë natës së shkuar, forcat ruse kanë shtuar sulmet në disa lagje të Kievit.

Së paku dy persona janë konfirmuar të vrarë.

 

Fraksion.com