“A do presë Brukseli që në portat e Ballkanit të plasë lufta që të përshpejtohet integrim?”
Në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama, diplomati i BE, Josep Borell tha se lufta në Ukraina ka sjellë pasoja ekonomike.
Ai gjithashtu u shpreh se mbështetja për Ukrainën nuk do të ndalet, ndërsa shtoi se vendet e prekura do të ndihmohen ekonomikisht , por nuk mund të pritet që për çdo krizë në botë të krijohet një plan ekonomik, brenda natës.
“ Po të shohim kufijtë lindorë të Europës, Polonia ka shumë refugjatë brenda dy javëve. Ne kemi pritur në BE më shumë se 2 milionë individë. Kjo është bërë me qëllim për të shkatërruar Ukrainës. Sot janë 2.5 milionë, por sa do të jetë kjo nesër. Mund të qëndrosh për disa kohë pa ngrohje, por jo pa ushqim dhe ujë. Këtë e kanë bërë në Siri, dhe po bëjnë të njëjtën gjë në Ukrainës. Ne duhet të bëjmë tre gjëra për të izoluar Rusinë, të vendosim kosto shumë të lartë për Rusinë dhe të mbështetim Ukrainën dhe ata popuj që po e mbështesin Ukrainës, dhe Shqipëria është një nga ato vende që ka ofruar mbështetjen e saj. Plani ekonomik do të mbështesë diversifikimin e me energji, por edhe ndërtimin e infrastrukturës… Pra vëmendja që ju kërkuat do të jetë. Është momenti që ne të tregojmë solidariteti duke u nisur edhe nga kursimi i energjisë”, tha Borell.
A do presë Brukseli që në portat e Ballkanit të plasë lufta që vendet të integrohen ne BE? Kërkesa për mbështetje financiare për të përballuar krizën?
Borell: Të thuash që dikush apo që një vend duhet të pushtohet që të bëhet kandidat është një realitet i trishtë. Ne reaguam menjëherë kundër pushtimit, mobilizua marrëveshje sanksionesh. Ukraina është partner i fortë për ne. Ne kemi investuar shumë para në Ukrainë që kur Rusia mori Krimenë. Kjo ka të bëjë me rendin ndërkombëtar dhe të gjithë botën. Ne u treguam të qartë me Putin nëse do pushtonte Ukrainës di përballej me sanksione të forta, kjo nuk ka të bëjë me procesin e integrimit, Ne do të na duhet të vazhdojmë mbështetjen ndaj Ukrainës që ka kërkuar të jetë vend kandidat, kjo do kërkojë kohën e saj, por ka vende të tjera që kanë përmbushur kushtet dhe ka ardhur koha që këto aktivitete të funksionojnë si katalizator për këto çështje. Gjatë pandemisë ne e mbështetëm Shqipërinë, në fillim është e vërtetë që ishim të ngadaltë,. Mos mendoni që do të jetë një plan ekonomik për t’i dhënë përgjigje çdo sfide të mundshme brenda natës…Kjo krizë nuk është çështje vetëm për Shqipërinë , por ka krijuar vështirësi në shumë vende”, tha më tej Borell.
Fraksion.com