AktualitetEkonomiPolitikëTë fundit

Rama: Protesta të vazhdojë deri në 2025-n, por taksa nga nafta nuk hiqet

Kryeministri Edi Rama u ndal sot te protestat e mbajtura kundër rritjes së çmimeve, duke theksuar se “edhe protestat e opozitës, protestat më të çartura që mund të bëjë një parti politike nuk i kemi trajtuar me mungesë respekti, por kjo është turp”.

Gjatë një takimi me pensionistë lidhur me masat e marra nga qeveria, Kreu i Ekzekutivit nënvizoi se “kjo është një turp i pashoq i të gjithë atyre që e nxisin, që nuk kanë turp kuptohet, sepse e kanë bërë divorcin me turpin denbabaden dhe ju e njihni mirë se kush janë, tek ata që ju vënë fytyrën në dispozicion kur marrin mikrofonët dhe natyrisht keqardhje për ata që i sjellin nga të katërt anët e Shqipërisë me autobusë, të paguar nga kush?”.

“Kush i paguan autobusët e naftës së rritur kaq shumë për njerëz që vijnë dhe protestojnë për naftën? Kush i paguan? I paguajnë ata të shkretët që vijnë me dy gishta? Ne i dimë shumë mirë kush janë, dhe ata janë për keqardhje, por turp edhe për ata që e mbështesin këtë protestë, sepse kjo protestë është një protestë që e shëmton Shqipërinë, që e turpëron shqiptarin”, shtoi Rama.

“Kush e paguan taksën e karburantit te pompa, e paguajnë ato dhjetëra e mijëra gra që dalin në mëngjes e marrin autobusin e shkojnë në punë, apo paguajnë kta?! Dhe për ata mijëra e mijëra shqiptarë që janë shumë më tepër se ata që marrin veturën, që hipin në autobus, por edhe ndërurbanë. Ka dy rrugë: O do t’ju paguajmë ne diferencën e biletës që të mos të ndjejnë se bileta është dyfishuar, o do heqim taksën e karburantit për ata që dalin atje edhe do ta sjellim edhe të bileta efektin”, nënvizoi Rama.

Kryeministri shtoi se “ky shtet dhe kjo qeveri që flasin këta, ka përballuar një tërmet të tërë dhe të tëra shtëpitë që janë ndërtuar dhe po ndërtohen, përjashto 500 banesat në Laç të ndërtuara nga Presidenti i Turqisë, i ka ndërtuar kjo qeveri dhe i ka ndërtuar me buxhetin e kësaj qeverie”.

Ndër të tjera Rama tha se “sa kohë të jem në këtë detyrë dhe këtë e vendosni o ju, o unë. Këtë e vendos vetë nëse më vjen një ditë e të them që nuk mund të jem më në lartësinë e besimit tuaj se nuk kam më energjinë e nevojshme, e vendosni ju të thoni ‘shko në shtëpi’, kurse këta të vazhdojnë. Por përtej të tërave, të gjitha protestat që nga viti 1990 deri tek para kësaj, të gjitha protestat e kanë pasur një gjë, pra kanë qenë të denja. Kjo protestë, që është turpi i Shqipërisë dhe mund të vazhdojë edhe 4 vjet, deri në 2025-n, por taksë nga nafta nuk kanë për të hequr dot”.

 

Farksion.com