“Nëse Ballkani i Hapur vlen për diçka, tani vlen”; Rama për mbylljen e kufijve: 20 mijë tonë grurë të kontraktuar në Serbi
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “efektet te çmimet nuk janë vetëm te vendet që kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë”.
Gjatë një bashkëbisedimi me pensionistë për Paketën e Rezistencës Sociale, Rama theksoi se “Turqia nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë dhe 100 % është rritur çmimi i faturës në energji, megjithë inflacionin që kanë turqit atje. Edhe Serbia nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, çmimet po njësoj, dhe problemi më i madh që thonë sot njerëzit që merren me këtë punë është: “Po kur të mungojë fare? Kur të bjeri komplet oferta dhe të mos ketë energji? Të dalësh në treg se s’ka, do blesh kaq se s’ka. Po kur të mungojë nafta?”. Sot që flasim, furnizimi me naftë është problemi kryesor që të gjesh anijet që të vijnë këtu, pasi të gjitha vendet po i mbyllin kufijtë, siç bënë me pandeminë”.
Rama nënvizoi se, “kompanitë këtu të grurit kanë 20 mijë tonë të kontraktuar në Serbi dhe i kanë mbyllur kufijtë. Nuk i kanë mbyllur për Shqipërinë, por për të gjithë. Dhe ne duam ta hapim me diplomaci, me Ballkanin e Hapur. Nëse Ballkani i Hapur vlen për diçka, tani vlen”.
Fraksion.com