AktualitetEkonomiPolitikëTë fundit

“Kemi grurë, vaj, misër që…”; Vuçiç: Do të lejojmë eksportimin e grurit në Shqipëri!

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar sot se Serbia do ta lejojë eksportimin e grurit me Shqipërinë dhe me vendet e tjera të rajonit, pas vendimit që ishte fillimisht për bllokim të eksporteve.

“Kemi grurë, vaj, misër që po kërkohet gjithnjë e më shumë. Ne kishim nënshkruar kontrata me shpejtësi të pabesueshme vetëm për 350 mijë tonë grurë, i thashë qeverisë: “Të lutem ndalo”, që ta ruajmë për qytetarët tanë dhe ne kemi mjaft. Do të lejojmë së shpejti eksportin e grurit në Shqipëri, kështu do të jetë edhe me vendet e tjera të rajonit”, tha ai.

Ky vendim i Serbisë u paralajmëruar dje nga Kryeministri Edi Rama, i cili tha se po negociohet me Serbinë për një sasi gruri të kontraktuar më herët nga kompanitë shqiptare, para se Serbia të bllokonte eksportet për të ruajtur popullin e saj nga kriza.

Kjo lëvizje vjen në një kohë kur çmimi i miellit është rritur në vend për shkak të luftës Rusi-Ukrainë.

 

Fraksion.com