Udhëheqësit francezë dhe gjermanë thirrje Putin-it: Armëpushim të menjëhershëm në Ukrainë
Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidenti francez Emmanuel Macron kanë zhvilluar një telefonatë me presidentin rus Vladimir Putin ditën e sotme.
Ata i kanë bërë thirrje Putin-it që të zhvillojnë një armëpushim të menjëhershëm në Ukrainë
Zëdhënësi i qeverisë gjermane Steffen Hebestreit tha se telefonata zgjati rreth 75-minuta dhe Macron dhe Scholz i bënë thirrje Putinit që të qaset drejt një zgjidhjeje diplomatike të konfliktit me Rusinë.
Ai shtoi se biseda ishte pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme ndërkombëtare për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
Fraksion.com