Të gjithë kundër Bashës; Alibeaj, Tabaku dhe Sula: Tërhiqu!
Tashmë duket se janë të gjithë kundër Bashës. Sot kanë reaguar edhe Enkeled Alibeaj, Jorida Tabaku dhe Dash Sula.
Ja deklarimet e tyre:
Enkelejd Alibeaj brenda mbledhjes së grupit parlamentar: Unë jam në koherencë të plotë me qëndrimin tim se Sali Berisha nuk ka më vend ne PD, por ti kryetar duhet të tërhiqesh. Historia ka nisur ne 9 shtator nga vendimi që ju morët. Ju thatë që mbani koston e vendimarrjes. 1/3 e atyre që qëndroi, kam respektin më të madh. Është 1/3 që u keqpërdor nga Sali Berisha. Duhet të bëjmë një analizë se pse ndodhi kjo situatë. Sulmet që ndërmori Sali Berisha ndaj pd fillojnë që para 6 marsit. Na duhet t’u japim sinjale bashkimi. Vendimi yt kishte qëllim të mirë, por nuk ia dolëm. Kam dy alternstiva. E para, nuk e shoh dot PD që të ngjitet pas Sali Berishës. Nuk është alternstivë. Merreni si të doni, emoscionale, persoanle. Ne duhet të japim sinjale bashkimi. E dyta, duhet t’u japim shans të tre pjesëve që të bashkohen. Procesi duhet të jetë i sinqertë. Kemi kohën e mjaftueshme.
Jorida Tabaku: Zoti kryetar, bëni një hap pas!
Dash Sula: Kryetar ndryshe nga mbledhja e parë kur ne folëm dhe ju na dëgjuat, madje mbajtët edhe shënime për ato që ne thamë sot unë shpresoj dhe besoj se ju keni ardhur me një formulë zgjidhjeje për këtë situatë. Gjatë këtyre ditëve, ju keni marrë kohën që ju është dashur por edhe unë dhe kolegët e mi kemi menduar dhe ideuar forma dhe mënyra të ndryshme reagimi përballë gjendjes në të cilën ndodhen demokratët sot. Dua të kërkoj vëmendjen e kolegëve dhe sidomos tuajën z. Basha, pasi dua të bëj një sqarim për rrugëtimin tim në PD që nga koha kur ju nuk ishit jo vetëm drejtues por as deputet i kësaj partie. E them që dua vëmendjen tuaj sepse në varësi të zgjidhjes dhe vendimeve që t’i do të marrësh në fund të kësaj mbledhjeje, mbase kjo mund të jetë edhe fjala ime e fundit në këtë grup. Ndonëse do të ishte gjëja e fundit që do të doja!
Fraksion.com