AktualitetBota+Të fundit

Rusia paralajmëron: Dërgesat ushtarake amerikane në Ukrainë janë ‘shënjestra legjitime’

Rusia ka kërcënuar Perëndimin, se çdo dërgesë ushtarake në Ukrainë do të shihet si ‘objektive legjitime’, duke nxitur frikën se mund të ketë një përshkallëzim të konfliktit që mund të tërheqë vendet e tjera, sipas Daily Mail.

Zëvendësministri i Jashtëm Sergei Ryabkov paralajmëroi SHBA-në “se pompimi i armëve nga një numër vendesh që ajo drejton nuk është vetëm një veprim i rrezikshëm, është një veprim që i bën ato kolona objektiva legjitime”.

Paralajmërimet erdhën pasi Joe Biden ndërhyri për të ndaluar një dërgesë të avionëve luftarakë polakë MiG në Kiev, nga frika se masa mund të çonte në “Luftën e Tretë Botërore”.

Por Volodymyr Zelensky e ka kritikuar Perëndimin për mosveprimin e tij, duke thënë sot se ai ‘nuk sheh ndonjë guxim nga NATO’ ndërsa kërkoi më shumë përfshirje nga aleatët në negociatat e paqes dhe ofroi të paguante për më shumë sisteme anti-raketë. Si kundërpërgjigje, SHBA bëri premtime të vakëta për të ndërmarrë ‘hapa diplomatikë’ për të ndihmuar qeverinë ukrainase.

Ukraina është ankuar vazhdimisht se forcat ruse nuk respektojnë gjithmonë armëpushimet në mënyrë që civilët të mund të largohen përmes korridoreve të evakuimit.

Trupat e Moskës vazhdojnë të përdorin granatime për të rrethuar qytetet kryesore të Ukrainës duke shtuar numrin e viktimave.

 

Fraksion.com