AktualitetPolitikëTë fundit

Rama: Taksat e naftës nuk do të hiqen

Në komunikimin on line, pas protestës kundër rritjes së çmimeve, kreu i qeverisë Edi Rama u shpreh sot i vendosur se taksat e naftës nuk do të hiqen. Ndër të tjera Rama njoftoi se do të përgjysmojë nevojat për naftë për cdo zyrtar apo punonjës administrate.

“Taksat e naftës nuk do të hiqen e këtë nuk ka protestë që e zhbën. Nuk do të hiqen sepse çmimi i energjisë nuk do të rritet. Duhet ta fusin mirë në kokë ata që flasin se edhe ato 290 mln euro në rastin më mirë që duhet të paguajmë nuk kemi mundësi ti paguajmë, nëse mbajmë taksat më të ulëta në rajon, kontributet shëndetësore më të ulëta.

E jo vetëm do i mbajmë, por do vijojmë të ulim taksat mbi pagat. Për mua e qeverinë cështja sot nuk është si të mos na dhëmbë koka kur mbushim makinën, por si të mos faturohet kriza energjitike mbi asnjë familje dhe biznes të vogël.

As atyre që vijnë këtu poshtë për të eksituar njerëzit e nxitur, por qindra mijëra shqiptarëve që nuk kanë as vetura dhe as iPhone, as nga çmimi i biletës për ata që lëvizin me autobus. Do paguajë vetëm 50% nga nevojat për naftë, për cdo zyrtar, pjesën tjetër ta paguajnë nga xhepi.” u shpreh Rama.

 

Fraksion.com