Rama prezanton 7 pikat e ‘Paketës të rezistencës sociale’
Kryeministri Edi Rama njoftoi në komunikimin online menjëherë pas protestës, se cfarë përmban e ashtuquajtura ‘Paketa e rezistencës sociale’:
-për 434 mijë përfitues do kompensojmë rritjen e çmimeve të shportës, që sipas INSTAT është 7%. Do të japim 30 mijë lekë për 3 muaj rresht për pensionistët me më pak se gjysma e pagës, invalidetetit, persona me aftësi të kufizuara dhe familjes në skemën e ndihmës ekonomike. 434 mijë përfitues nga kjo paketë për 3 muaj do të marrin 90 mijë lekë, 30 mijë lekë çdo muaj. Këta janë ata që duhet normalisht të flasin dhe dëgjojmë ne në radhë të parë.
-Mbështetja për fermerët: 1.4 mld lekë, ose 14 mln dollarë me një shtesë plus 5 mln dollarë që do derdhet menjëherë.
-Shqiptarët që përdorin linjat urbane, qytetase dhe ndërqytetase, duke derdhur 500 mln lekë për të paguar diferencën e çmimit të biletës që asnjë udhëtar mos të preket nga rritja e çmimit të biletës.
-E pesta do e sjellim 2 muaj përpara futjen në fuqi zerimin e taksës për pagat deri në 4oo mijë lekë dhe uljen e taksa për pagat deri në 1 milionë lekë të vjetra.
-Në prill paga minimale 320 mijë lekë të vjetra
– 20 mld lekë të tjera, financimin e mburojës së çmimit të energjisë që të vazhdojë familjet dhe bizneset e vogla të paguajnë energjinë elektrike sikur s’ka ndodh asgjë.
Miq, jemi përsëri në vështirësi si me tërmetin e pandeminë, por kjo është më e keqe akoma, por jo për fajin e Shqipërisë, por të dikujt që kërkon të kthejë Europën në kohët më të zeza.
Fyejnë viktimat e komunizmit duke folur për komunizëm sot. Lufta që na ka përfshirë, nuk është film, sot janë çmimet por duhet të jemi të përgatitur për cdo përkeqësim të mundshëm, dhe nuk mund të bëjmë asgjë tjetër, nëse nuk e përballojmë me kurajo.
Shpresa lind nga e vërteta. Ai burri atje, shpresën te triumfi nuk e ushqen me idenë se më e mira do bëhet, por që edhe mund të japë jetën atje.
Në Shqipëri nuk ka as pasoja lufte, po gjithçka i ndodhka se qeveria vjedh. Kjo e vjedhjes del nga zorrët e atyre që janë mësuar të vjedhin apo ëndërrojnë të vjedhin. Dhe ne nuk jemi këta.” tha Rama ndër të tjera.
Fraksion.com